Në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian, kundër trafikimit me qenie njerëzore, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se është rritur përkushtimi dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale për parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore por kërkohet ende angazhim i shtuar kundër kësaj dukurie. “Qëllimi ynë i përbashkët është veprimi dhe rezultatet pozitive kundër trafikimit. Duhet të jemi të gatshëm të marrim modele të suksesshme të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, ashtu që të jemi sa më efektiv në punën tonë”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se Kosova është bashkëpunëtore e denjë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Vendimi i ministres Hoxha për rishikimin e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, është synim për fuqizimin e mëtejmë të legjislacionit të fushës penale dhe kundër të gjitha formave të trafikimit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …