Arta Dade

Arta Dade: Pa faktorin ndërkombëtar dhe pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte ajo që është sot

Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton se  marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët. Kështu ka thënë sot  Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm të Shqipërisë. Por deklaratat e Aldo Bumçit, kryetarja e Komisionit,  Arta Dade i kundërshtoi duke kritikuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se Prishtinës nuk i duhet ndërhyrja e Tiranës në dialogun me Serbinë. Arta Dade  thotë se kjo  nuk është edhe në frymën e bashkëpunimit. E kemi shumë të qartë, që edhe sikur të donim nuk mund të shmangeshim nga kjo. Pa faktorin ndërkombëtar, ata globalë, dhe pa ne  nuk do të ishte Kosova që është sot.  Nëse ka politikanë pa përvojë në Kosovë që ndoshta nuk i njohin këto gjëra, atëherë ne që kemi qenë këtu, duhet t’u tregojmë se çfarë kemi bërë, ka thënë  me këtë rast, Arta Dade.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …