Komuna e Malishevës filloi ndërtimin e pesë shtëpive

Të martën ka filluar implementimi i projektit të Komunës së Malishevës, për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë, si dhe ndërtimin e shtatë kulmeve për rastet e njëjta sociale. Po ashtu, Kryetari i Komunës së Malishevës, gjatë vizitave në familjet me gjendje të rëndë sociale, ka ndihmuar disa nga familjet, me mjete nga paga e tij mujore.

Shtëpia e parë që ka filluar të ndërtohet, është e ajo e familjes së Mahmut Zogajt nga Llazica, ndërsa në fillimin e punimeve ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, të cilët krahas fillimit të ndërtimit të shtëpive, edhe i kanë vizituar këto familje.

“Mundësitë buxhetore të komunës nuk janë të mjaftueshme për ndërtimin e të gjitha shtëpive për ata që kanë nevojë, por çdo vit, ne po mundohemi që sadopak ti ndihmojmë këto familje, që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit. Një prej këtyre është edhe familja Zogaj, dhe në emër të Komunës së Malishevës, uroj ta gëzoni këtë shtëpi”, tha kryetari Begaj.

Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, implementimin e këtij projekti e mbikëqyrë drejtoria që ai drejton, dhe në këtë vit, do të ndërtohen pesë shtëpi, ndërsa shtatë të tjera do të ndihmohen me kulme, kurse i tërë projekti, buxhetit komunal të Malishevës do ti kushton rreth 75 mijë euro.

Po ashtu, gjatë ditës, kryetari Begaj, ka vizituar edhe disa nga familjet në nevojë, përkatësisht familje me kushte jo të mira socio ekonomike, ndërsa rastet më të rënda, kryetari Begaj i ka ndihmuar me mjete monetare, nga paga e tij mujore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …