Zëvendësministri Hoti merr pjesë në Panairin e librit në Frankfurt

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë.

Panairi i librit në Frankfurt është ngjarja më e madhe e librit në botë.

Me moton: “Kjo është ajo që ne ndajmë”, Flandra dhe Holanda  paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të panairit të Librit 2016 në Frankfurt, ku morën pjesë Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, Përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politik shtetëror të Gjermanisë, Holandës, Flandrës e më gjerë.

Në këtë panair të rëndësishëm, mori pjesë edhe Kosova ku Shoqata e Botuesve të Kosovës pati stendën e saj prezantuese, e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Zëvendësministri Hoti vizitoi edhe stendën e Kosovës ku u takua me përfaqësuesit e shoqatës dhe së bashku diskutuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një panair të tillë siç është ky në Frankfurt.

Vlen të theksohet se në ceremoninë hapëse të Panairit të Librit fjalë rasti mbajtën, Martin Schluz, President i Parlamentit Evropian, Geert Bourgeois, Ministri president i qeverisë së Flandrës dhe ministër flaman për politikë të jashtme dhe trashëgimi të paluajtshme, Dr. Jet Bussemaker, Ministër gjerman i Edukimit, Kulturës dhe  Shkencës etj.

Në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt po marrin pjesë  7,100 ekspozues nga më shumë se 100 shtete.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …