Kreu shtetëror i Serbisë ka marrë mesazhe nga Kremlini dhe BE-ja lidhur me përcaktimin strategjik

Kreu shtetëror i Serbisë ka marrë mesazhe nga Kremlini dhe BE-ja lidhur me përcaktimin strategjik

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se  ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ka tërhequr vërejtjen se me hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, lidhjet bilaterale e afariste ndërmjet dy vendeve, do të pësojnë ndryshime. Në vërejtjen e parë theksi është vënë në ekonomi dhe energjetikë.  Çepurin ka thënë pas anëtarësimit ë Serbisë në BE, Zona e tregtisë së lirë Serbi – Rusi – Unioni ekonomik Euroazi do të detyrohet të pushojë. Në dokumentin e miratuar me titullin “Prioritetet e politikës së përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian”, shkruan se Serbia duhet të arrijë rezultate në reformat e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe gradualisht duhet ta harmonizojë politikën e vet të Jashtme me Politikën e Jashtme e të Sigurisë me BE-në. Kjo po  e brengos Serbinë, pasi deri më tash Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë të cilat i zbaton Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …