Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur lidhur me debatin e fundit që po ndodhë rreth deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën në Beograd. Ai ka thënë se Shqipëria gjithmonë ka folur për Kosovën. “Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën. Qytetarë tanë kanë gjetur përkujdesjen e Shqipërisë në luftë. Shqipëria ka të drejtë dhe e ka për obligim të kujdeset për bashkëvendësit, sepse kjo është e garantuar me Kushtetutën e saj. Shqipëria nuk ka folur në emër të Kosovës, por ka folur për Kosovën. Edhe kur SHBA-të flasin për Kosovën na vjen mirë, ashtu edhe BE-ja kur flet për Kosovën na vjen mirë”, ka thënë Isufi për mediet. Kryeministri Rama me deklaratat e tij në Beograd e tha një të vërtetë. Ai tha se ‘Trepça’ është në Kosovë, dhe Kosova është shtet i pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …