FSK

FSK-ja po zhvillon ushtrimin fushor ,,Shqiponja 5”

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) nga data 22-28.10.2016, do të realizojë ushtrimin fushor ,,Shqiponja 5’’. Stërvitja e përgjithshme ,,Shqiponja 5’’ është planifikuar  deri në detaje  nga grupet planifikuese të FSK-së të mbështetura  nga ekspertë të fushave të  ndryshme  nga Garda Kombëtare e shtetit Ajova të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës(SHBA) dhe do të realizohet në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë civile vendore për reagim ndaj emergjencave. Trupat e njësive të FSK-së do të jenë në lëvizje në të gjithë vendin gjatë 24 orëve, me qëllim ushtrimi, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin  lëvizje më të theksuara në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut  dhe Hanit të Elezit.

Prandaj, njoftojmë opinionin se gjatë ditëve në vazhdim trupat e FSK-së do të lëvizin nëpër rrugët e vendit. Aty ku do të realizohen ushtrimet lëvizjet do të jenë më të shtuara, dhe e gjithë kjo  do të bëhet pa penguar  lëvizjen e lire të qytetarëve, pa cenuar pronën dhe pasurinë e tyre. Ushtrimi ka për qëllim përgatitjen e njësiteve tona, që në raste të fatkeqësive të  vërteta të jenë në gjendje që në kohë sa më të shkurtër t`u dalin në ndihmë qytetarëve  tanë.

 Ushtrimi fushor ,,Shqiponja 5”, do të realizohet në kuadër të Planit vjetor dhe në funksion të realizimit të objektivave të Ministrit dhe Komandantit të FSK-së, si dhe do të vëzhgohet nga një numër i madh ushtarakësh nga disa shtete të ndryshme. Ardhjen e kanë konfirmuar vëzhgues nga ShBA, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria etj.

,,Shqiponja 5’’ është planifikuar  deri në detaje  nga grupet planifikuese të FSK-së të mbështetura  nga ekspertë të fushave të  ndryshme  nga Garda Kombëtare e shtetit Ajova të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës(SHBA). Kontribut gjithashtu kanë dhënë edhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në(NALT) dhe Komanda Amerikane për Evropë(US ARMY EUROPE), të cilët në vazhdimësi janë pjesë e procesit të zhvillimit dhe ecjes përpara të FSK-së.

 Qëllimi i ushtrimit fushor ,,Shqiponja 5’’ është trajnimi i liderëve dhe njësive për detyrat kolektive, me qëllim të  ngritjes së nivelit reargues të kapaciteteve  operacionale, testimi i kapaciteteve ekzistuese nga njësitë e nivelit taktik dhe operacional, dhe testimi i ndërveprueshmërisë me institucionet  tjera vendore  të sigurisë e gjithashtu edhe verifikimi i arritjeve të deritashme si  dhe  mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim në rast të fatkeqësive, etj.

 ,,Shqiponja 5’’është ushtrimi fushor i përgjithshëm i FSK-së, i cili mbahet çdo vit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e ku marrin pjesë të gjitha njësitë taktike dhe operacionale të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …