leoni

Trump

Donald Trump duhet t’i refuzojë kriminelët e luftës dhe të qartësojë pikëpamjet për ndërhyrjet e NATO-s në ish-Jugosllavi

26 personalitete amerikane, me origjinë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera,   i kanë dërguar një letër të hapur kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Donald Trump, me qëllim që ai t’i  qartësojë publikisht pikëpamjet e tij  lidhur me refuzimin e  kriminelëve të  luftës në ish-Jugosllavi dhe lidhur me ndërhyrjet e NATO-s në Serbi në vitin 1999. Në letër thuhet:  Javën e kaluar, Donald Trump u akuzua, se “kishte kërkuar ndjesë” për ndërhyrjet që ndaluan dy herë vrasjet masive, që përfshijnë krime të genocidit, të më shumë se 100,000 civilëve të pafajshëm në ish-Jugosllavi. Incidenti tërhoqi vëmendjen nga kritika e hershme e zotit Trump për fushatën e bombardimit nga NATO që ndali luftën e Kosovës. Për më tepër, është e pamundur të injorosh ngurrimin ofendues të zotit Trump për të refuzuar mbështetjen nga një prej kriminelëve më të njohur të atyre luftërave, Vojislav Sheshelj. Si qytetarë amerikanë që u shpëtuan atyre luftërave, dhe si ish përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autorë, aktivistë të drejtash të njeriut dhe akademikë që studiojmë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pasojat e saj, deklaratat e zotit Trump për këto çështje na duken thellësisht shqetësuese, thuhet mes tjerash në këtë reagim.

“Në vitin 1999, zoti Trump ishte në favor të ndërhyrjes nga toka dhe pushtimit të mundshëm të Serbisë, në vend të bombardimeve objektive, ndonëse jo të përkryera të NATO-s. Këtë verë, ai sinjalizoi se si President nuk do të ndërhynte kur regjime dhunuese masakrojnë qytetarët e tyre. Është e rëndësishme të shënohet se Boshnjakët (myslimanë) nga Bosnia dhe Hercegovina si dhe shqiptarët nga Kosova dhe kroatët u vunë në shënjestër dhe u vranë në mënyrë sistematike gjatë luftërave të Ballkanit. Për ata mes nesh që kanë shpëtuar e që janë myslimanë, deklaratat e zotit Trump për një ndalim të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, nëse do të zbatohej kur ishim ne që u detyruam të braktisim shtëpitë, do të kishte sjellë padyshim vdekjen tonë. Më së fundi, ai nuk është distancuar nga Vojislav Seselj, që është paditur për krime lufte nga Gjykata Kriminale e për Ish-Jugosllavinë. Gjatë Luftës së Bosnjes, Seselj nxiti tmerrin në zemrat dhe mendjet e burrave, grave dhe fëmijët gjatë invazioneve të fshatrave nga milicia e tij e dhunshme, duke kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, në Bosnjen Lindore.

Sot, Sheshelj është anëtar i parlamentit të Serbisë dhe besohet se do të kandidojë për president të vendit në 2017.  Në shtator, Seselj ‘mirëpriti’ zëvendës-presidentin Joseph Biden në Beograd me një tubim politik shumë të reklamuar në mbështetje të zotit Trump.   Ai u kishte bërë thirrje më herët serbo-amerikanëve që të votonin për zotin Trump.  Platforma e tij vazhdon të përqendrohet në retorikën e dhunshme, krijimin e “Serbisë së Madhe”, ngadalësimin e përparimit të Serbisë drejt Bashkimit Europian dhe kërkon lidhje me të ngushta me Rusinë.   Në mënyrë të rregullt, ai djeg flamujt e NATO-s në publik.  Ai ka shfrytëzuar gjithashtu politikisht çështjen e pazgjidhur të vrasjes me mbështetje të shtetit të Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanëve nga Kosova, të cilët u ekzekutuan dhe u hodhën mbi një varr masiv, në 1999. Me sa duket, Vojislav Seselj sheh Donald Trump si një aleat për kauzën e tij. Zoti Trump nuk ka bërë asgjë që të refuzojë mbështetjen nga Seselj.

Për shkak se zoti Trump po kandidon për një nga pozitat më të fuqishme të botës, përfitojmë nga kjo mundësi për ta kujtuar atë se politikat e tij do të kishin qenë katastrofike për të gjithë Europën Juglindore.   Shtetet e Bashkuara dhe NATO vepruan si një forcë për të mirë në këto ndërhyrje, ndonëse mbase tragjikisht vonë në Bosnje.   Vërtetë, akoma më alarmuese për ne është se qendrimi i zotit Trump ndaj NATO-s përputhet me atë të Federatës Ruse, e cila kundërshton NATO-n dhe zgjërimin e saj në rajon, duke përfshirë Maqedoninë dhe Malin e Zi.   Për ata mes nesh që u kanë mbijetuar luftrave të tmerrshme të drejtuara nga udhëheqës autokratë, admirimi që zoti Trump ka shprehur për Vladimir Putinin është alarmues, sidomos kur mendon angazhimin në rritje të Putinit me ata udhëheqës të Serbisë dhe njësisë serbe të Bosnjës, të cilët refuzojnë të pranojnë përgjegjësitë për krimet e të kaluarës, përfshi edhe genocidin.   Rusia ka bllokuar në mënyrë aktive anëtarësimin e Kosovës në OKB. Shpërfillja që tregon Putini për të drejtat e njeriut flet vetë kur shikon sulmin mbi shoqërinë civile ruse. Prandaj një presidencë me Donald Trump që mban anën e Rusisë dhe të ekstremistëve të Ballkanit nuk do t’u shërbente interesave të SHBA-së dhe mund të shtynte një rajon edhe kështu të brishtë, drejt një krize të plotë.

Prandaj, bëjmë thirrje që Donald Trump të refuzojë mbështetjen nga Vojislav Seselj, dhe deklaratat e tij të kaluara për ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugollavi. Ai duhet të përqafojë politikat që shpëtuan shumë prej jetëve tona dhe që mund të ndalojnë në të ardhmen katastrofat njerëzore.

 Sinqerisht:

Ajla Delkic, Bosnian American Human Rights Advocate

Richard Lukaj, Philanthropist and Public Policy Advocate

Tanya Domi, Adjunct Professor, Columbia University; former Spokesperson, OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Praveen Madhiraju, Human Rights Attorney

Amb. (ret.) Robert L. Barry, former Head of the OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Amb. (ret.) Richard D. Kauzlarich, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina;

Adjunct Professor, Schar School of Policy and Government, George Mason University

Amb. (ret.) John K. Menzies, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina; former U.S. Chief of Mission in Kosovo.

Shawn M. Byrnes, Senior Foreign Service Officer and chief of the U.S. Diplomatic Observer Mission in Kosovo (1998–99) and of the U.S. Diplomatic Mission to the Republic of Montenegro (1999–2002).

James Zogby, President, Arab American Institute.

Kurt Bassuener, Founder and Senior Associate, Democratization Policy Council

Ken Biberaj, Public Policy Advocate.

Mirsad Hadzikadic, Professor, University of North Carolina at Charlotte

Valbona Karanxha, Ed.D. New Haven Public Schools, Yale University Research Fellow

David L. Phillips, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

Shinasi Rama, Ph.D. Clinical Professor of International Relations NYU

Grid Rroji, Lecturer of International Relations NYU, Editor for Bletashqiptare.com

Gerard Toal, Virginia Tech, National Capital Region

Samuel Totten, Professor Emeritus, University of Arkansas, Fayetteville

Sarah Wagner, Associate Professor of Anthropology, George Washington University

Martin Shkreli, former Chairman of the Board for the National Albanian American Council

Frank Shkreli, former Eurasian Division Director of the Voice of America

Adisada Dudic, Attorney, Human Rights Advocate, Srebrenica Genocide Survivor

Meto Koloski, Macedonian American Human Rights Advocate

Elmina Kulasic, Human Rights Advocate

Steve Rukavina, Croatian American Activist

Klara Buda, former Head of the Albanian Department of Radio France Internationale, Paris, March 1999–2010.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …