Nis vendosja e tabelave me emërtimet e rrugëve

Ka filluar vendosja e tabelave me emërtimet e rrugëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, ndërsa i tërë procesi, varësisht prej kushteve atmosferike, planifikohet të përfundoj brenda dhjetë ditëve. Fillimin e realizimit të këtij projekti, e ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka quajtur “një projekt me rëndësi të madhe, pasi nga tani do të jetë më i lehtë orientimi i qytetarëve dhe kryerja shërbimeve tjera, qoftë komunale, postare, ashtu edhe i shërbimeve elektronike”.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi qytetari ka një adresë, ka një emërtim të rrugës së tij dhe çdo gjë është më e lehtë, për të gjitha shërbimet komunale, pastaj postare por edhe shërbimet elektronike, sepse i kanë të saktësuara adresat e tyre”, ka thënë Begaj.

Ndërsa drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se ky projekt do të përfundoj brenda dhjetë ditëve, varësisht nga kushtet atmosferike, pasi shtyllat janë vendosur paraprakisht, e tani bëhet vendosja e tabelave me emrat e rrugëve. Morina, gjithashtu ka bërë të ditur, se cilësia e shtyllave dhe tabelave, është me standarde evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …