Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi shprehet se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të rinegociohet. Edhe pse Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar procedimin në Kuvend të demarkacionit, Bulliqi ka shprehur se fillimisht duhen menjanuar lëshimet që ka bërë Komisioni Shtetëror. “Praktikisht zgjidha më e mirë do të ishte rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se ne nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe më herët është deklaruar se janë të gatshëm ta rishikojnë punën e demarkacionit”, ka thënë Bulliqi. Ai ka theksuar më tej për lajmi.net se arbitrazhi do të ishte i nevojshëm sikur të kishte paraqit problem pala malazeze. “Atëherë mënyrë më e mirë dot ishte që të rinegociohet kjo çështje të mënjanohet ato lëshime nga Komisioni Shtetëror dhe të miratohet dhe të ecim tutje”, ka shtuar Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …