leoni

Ministri Demolli priti në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës,Timothy Orr

Ministri Demolli priti në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, Timothy Orr

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Në takimin e ministrit Demolli dhe gjeneralit Orr, ishin të pranishëm edhe gjeneralët: Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, me ç’ rast u bisedua për marrëdhëniet e partneritetit mes dy institucioneve, shkallën e bashkëpunimit, aktivitetet në vazhdim, si dhe për perspektiven e ngritjes dhe intensifikimin e  nivelit të këtij bashkëpunimi në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë-Ajovë. Ministri Haki Demolli me këtë rast falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe përkrahjen që Garda Kombëtare e Ajovës ka ofruar për FSK-në, duke potencuar faktin se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës, është shumë i rëndësishëm për proceset që po kalon dhe përpjekjet që po bën vendi ynë për  ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të sigurisë.

Ministri Demolli, tha gjithashtu se Ministria për FSK dhe FSK-ja çmojnë lartë angazhimin e burrave dhe grave, ushtarakë amerikanë, të cilët për gjatë gjithë vitit kanë kontribuuar në avancimin e profesionalizmit të pjesëtarëve dhe njësive tona, në veçanti angazhimin e ushtarakëve amerikanë të cilët janë të angazhuar në planifikimin e stërvitjes së përgjithshme fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’ që do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme. Gjithashtu, gjenerali Orr i shoqëruar nga mikpritësit, gjeneral brigade  Zymer Halimi dhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, u pritën në takim edhe nga sekretari i përgjithshëm i MFSK, Shkelzen Sylaj. Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr u shpreh i lumtur me të arriturat e FSK-së, si dhe shprehu gatishmërinë e Ajovës dhe SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …