Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, si dhe lidhur me shkrimet e disa vetëquajturve analistë të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, që kanë trajtuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Thaçi, i ka cilësuar këto shkrime një debat artificial që është krejt pa kuptim, sepse raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por janë vende që plotësojnë njëra-tjetrën. “Ky debat është aq artificial, aq i kotë, i dëmshëm, ashtu sikur është edhe krejtësisht pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat. Këto opinione janë nxjerrë në sipërfaqe për të paraqitur çështje që nuk ekzistojnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme, ka thënë mes tjerash Thaçi në bashkëbisedim me analistin kontrovers, Blendi Fevziu i cili duke u mbështetur në tre katër të vetëquajtur analistë si vetë, pretendonte të krijonte bindjen e përplasjeve brenda Kosovës dhe Shqipërisë, që kishte qenë edhe qëllimi kryesor i tij në emisionin me kryetarin Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …