leoni

Debati i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump ishte i acaruar dhe intolerant

Debati i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump ishte i acaruar dhe intolerant

Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve për postin e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Hillary Clinton dhe Donald Trump, u mbajt në Las Vegas, dhe filloi pa shtrëngim duarsh mes tyre. Ky gjest është konsideruar si  shenjë i acarimit të retorikës së fushatës. Debati ishte përqendruar më shumë te politikat, ndërkohë që thuhet se pati momente të tensionuara, sidomos kur zonja Clinton i tha zotit Trump se  ishte “një kukull e zotit Putin”, ndërsa zoti Trump tha se presidenti rus ishte treguar më i zgjuar se ajo. Trump, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij se zgjedhjet janë të manipuluara megjithëse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati i tij për nënkryetar, Mike Pence kishin thënë se ai do ta pranonte rezultatin. Clinton tha se fakti që Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është i tmerrshëm dhe i jashtëligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …