Tanja Fajon

Fajon: Nuk mjafton një vendim i Kuvendit të Kosovës që BE-ja të heq vizat

Tanja Fajon, raportuese në Parlamentin Evropian për çështjen e vizave për Kosovën, është në dijeni për nismën në Kuvendin e Kosovës për miratimin e një deklarate në lidhje me liberalizimin e vizave, por, nuk është shprehur optimiste se një vendim i tillë Kuvendit të Kosovës do të ishte i mjaftueshëm që Bashkimi Evropian të merr hapin tjetër për heqjen e vizave. Kam frikë se është vështirë të thuhet që kjo deklaratë është e mjaftueshme, ngase nëse me këtë deklaratë shkohet sërish kah hapja e çështjes së kufirit, natyrisht që Komisioni Evropian apo shumë shtete anëtare do të mund ta shfrytëzonin këtë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bllokadës, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë Fajon për “Radion Evropa e Lirë”. Ajo u shpreh  se i vjen keq për këtë kriter, por ka nënvizuar r se është e pamundur që të bëhet ndonjë ndryshim.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …