Të rinjtë e Malishevës promovuan humanizmin dhe kultivimin e ushqimeve tradicionale

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës të enjten është mbajtur një panair me karakter humanitar, në të cilin janë prezantuar ushqime tradicionale shqiptare, dhe me shitjen e këtyre gatimeve, do të sigurohen ushqime për familjet në nevojë. Këtë iniciativë të të rinjve e kanë përkrahur edhe disa furra dhe kompani që veprojnë në Malishevë.

Këtë panair të ushqimeve tradicionale, e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili ju ka dhënë mbështetje të rinjve, për këtë aksion edhe humanitar, por edhe në kultivimin e traditës sonë. Nënkryetari Mazreku, i ka inkurajuar të rinjtë për këto lloj të aksioneve vullnetare, me karakter humanitar.

Sipas kryetarit të Kuvendit të të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, ky panair dhe ky aksion është mirëpritur nga ana e qytetarëve. Buzhala i ka falënderuar për pjesëmarrjen e tyre të gjithë të rinjtë vullnetarë, dhe në mënyrë të veçantë furrat “Rina” dhe Diellza”, si dhe supermarket “Pajtimi”, të cilët gjithashtu kanë ndihmuar dhe kanë prezantuar gatimet e tyre në këtë panair.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …