Kryetari Naim Ismajli po merr pjesë në Kongresin për Autoritetet Lokale në Këshillin e Evropës

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, është duke marrë pjesë në punën e Kongresit për Autoritetet Lokale në Këshillin e Evropës, që po mbahet në Strazburg të Francës.

Ai, në këtë Kongres po merr pjesë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Gjatë punimeve në këtë forum të lartë do të bëhet zgjedhja e Presidentit të Kongresit. Gjithashtu do të paraqiten raporte të monitorimit për zgjedhjet lokale, në disa vende, që janë mbajtur në mes dy Kongreseve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …