leoni

Zëvendësministri Hoti: MKRS është e gatshme për anëtarësim në Traduki

Vizitën e tij zyrtare në Gjermani, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti e ka vazhduar me takime në rrjetin evropian të botimeve “Traduki” në Berlin.

I shoqëruar edhe nga Feim Hoxha, drejtor i Departamentit Ligjor në MKRS, zëvendësministri Hoti ka takuar Antje Contius, drejtoreshë në Traduki si dhe Hana Stojic, më të cilat ka biseduar për një varg çështjes të rëndësishme.

Duke folur për bashkërendimin e veprimeve për anëtarësim në këtë rrjet të botimeve, zëvendësministri Hoti ka shprehur qëndrimin se MKRS dëshiron që të bëhet pjesë e këtij rrjeti të rëndësishëm.

Zëvendësministri ka theksuar se Kosova, vetëm si Republikë, mund  të anëtarësohet vetëm si partner i barabartë me anëtarë të tjerët.

Sa i përket fazave dhe veprimeve që duhet t’i ndërmarrë MKRS për anëtarësim, Hoti tha se jemi të gatshëm ti kryejmë obligimet tona.

Në takim është potencuar rëndësia e anëtarësimit duke thënë se është me interes të veçantë që Kosova të bëhet pjesë e këtij rrjeti evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje tjera si përkrahja e botimeve dhe politikave për librin dhe thellimi i bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe shkrimtarëve.

Zëvendësministri Hoti shprehi dëshirën që përfaqësuesit e Traduk-it të vizitojnë Kosovën dhe tha se së shpejti do të ftohen edhe zyrtarisht për një vizitë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e X-të e Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Deçanit

Nën kryesimin e z. Hajdar Sutaj të martën u mbajt mbledhja e X-të e Komitetit …