Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka pritur në takim shefin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ajo tha se është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për medie, Zyra e BE-së në Prishtinë njofton se gjatë takimit të zhvilluar në mes të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefit të Listës Serbe, Sllavko Simiq është biseduar edhe për ndihmën shumë-milionëshe për Veriun e Kosovës si dhe për Fondin e Zhvillimit, duke përmendur edhe nevojën për më shumë angazhim për zbatimin e projekteve të financuara nga këto instrumente ndihmëse.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …