Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se zotimet për luftë kundër korrupsionit duhet të kalojnë në hapa konkret kundër kësaj dukurie të dëmshme për shoqërinë. Ambasadori amerikan, Greg Delawie këto deklara i bëri me rastin e fillimit të nismës ”për një gjyqësor me integritet”. Kjo nismë ka për qëllim forcimin e integritetit publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës.
