E reja suharekase që takoi ish-kryeministrin turk Davutogllu u prit nga kryetari Asllanaj

Florinda Hoxha, nga Bllaca e Suharekës, pasi kishte përfunduar studimet në Universitetin Publik “Ukshin Hoti “ në Prizren në degën Marrëdhëniet Ndërkombëtare- Ekonomi, me sukses të lartë, së bashku me disa të rinj tjerë rreth 18 prej tyre nga vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, kishte përgatitur një projekt interesant për ta prezantuar në Turqi. Ky projekt është përgatitur për Konkursin  me  studentë të dalluar me notën mesatare mbi 8.5, i cili më pas  është prezantuar  në Universitetin  “Necmettin Erbakan” në Konya të Turqisë. Studentët kosovarë në mesin e të cilëve ishte edhe e reja suharekase Florinda Hoxha, i kishte pritur edhe akademiku turk, Ahmet Davutogllu  ish- Kryeministër i Turqisë dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në shtëpinë e tij. E reja Hoxha atje ka fituar edhe eksperienca të ndryshme dhe shumë interesante, ku ka takuar edhe gra të Shoqatës  Demokratike të Gruas, ka marrë pjesë edhe në një emision televiziv në TV Konya dhe të gjitha këto eksperienca ajo ka ardhur dhe ia ka treguar kryetarit të Komunës së saj, z. Sali Asllanaj. Ndërsa  i pari i Komunës së Suharekës e ka pritur atë dhe i ka uruar suksese  në studime  të mëtejshme, suksese në punë dhe në jetë. Është fat dhe kënaqësi të takosh njerëz të atij kalibri i ka thënë kryetari Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …