Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka deklaruar se më së paku 500 sirianë janë vrarë e 2000 të tjerë kanë marrë plagë, gjatë intervenimit të forcave të Assadit të mbështetura nga aeroplanët dhe artileria ruse, në luftimet që po zhvillohen për ta marrë qytetin e Halepit, të cilin ende po e mbajnë nën kontroll forcat kryengritëse opozitare. Banorët e këtij qyteti janë ballafaquar me bombardimet më të rënda të mundshme, prej më shumë se pesë viteve qysh kur kanë filluar luftimet e forcave kryengritëse kundër regjimit kriminal të Assadit. Pavarësisht se Rusia po bombardon pandërprerë Halepin ministri i Jashtëm i këtij shteti ka thënë se kryengritësit gjoja po i pengojnë ndihmat humanitare për popullatën civile. Qindra mijëra sirianë në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar, pa kushte minimale ekzistenciale dhe në bombardime të pandërprera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …