Organet relevante shtetërore të Malit të Zi disponojnë fakte që bëjnë me dije se grupi i shtetasve nga Serbia që ndërhynë në ditën e zgjedhjeve, në Mal të Zi, deshi të organizonte dhunë në fund të ditës zgjedhore dhe të kryejnë akte terroriste. Prokurori special për luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit, Milivoje Kataniq, në një intervistë për televizionin “Vijesti”në Podgoricë, ka thënë se grupi i veshur në uniforma të policisë malazeze, ka pasur plan të hyjë në Parlamentin e Malit të Zi dhe nga aty, në një moment të caktuar, të hapë zjarr kundër qytetarëve dhe kjo, sipas planit, do të nxiste trazira përmasash të mëdha. “Ka fakte se disa dhjetëra persona, relativisht të ushtruar, janë infiltruar në Mal të Zi”, ka thënë Katniq. Ai ka shtuar se lista e të dyshimtëve nuk është përfundimtare, ndërsa ka theksuar se Prokuroria Speciale është një njohuri për grupin kriminal nga Danilovgradi që është dashur ta ndihmonte grupin nga Serbia. Për të gjitha këto që po flas, kam fakte. Po të ishte realizuar skenari , Mali i Zi do të vishej me të zeza” ka thënë Kataniq. Nga ky grup janë liruar 6 persona ndërsa i arrestuar ka mbetur ende ish – shefi i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …