Lirimi i ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, mbi të cilin rëndonin akuza për krim të organizuar me disa të pandehur të tjerë, tregon edhe një herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të sistemit të drejtësisë në Kosovë thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Shpallja e tij si i pafajshëm, duke u liruar nga njëra akuzë teksa të tjerat i ishin vjetëruar, është dëshmia me e mirë që ky sistem është komplet i kriminalizuar dhe udhëhiqet nga kokat e krimit, në bashkëpunim me misionin nddërkombëtar EULEX, i cili nuk shprehu asnjeherë gatishmëri për të luftuar krimin. Uka akuzohej si drejtues i një grupi të organizuar kriminal, të cilët kishin kryer krime të ndryshme. Ai akuzohej për shkelje ligjore, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, si dhe për keqpërdorim të ish pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë. Bashkë me Ukën dhe të tjerë, në këtë proces gjyqësor akuzohej edhe Fehmi Havolli, i cili është vëllai i gruas i Ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, Kjo flet qartazi që krerët e ekzekutivit të shtetit e kanë orientuar aktivitetin e tyre vetëm në mbrojtje të kriminelëve, qoftë për shkak të afërsisë familjare, qoftë përkatësisë partiake, apo lidhjeve tjera biznesore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …