Programi dhe materialet e lëndës së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipe dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.
Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya. “Ne gjuhën shqipe dhe atë boshnjake nuk i vërejmë si gjuhë të huaja, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët.
Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, dr. Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenar që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.
Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençoğlu dhe Tabakoğlu.