Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka radhitur një varg dështimesh të Qeverisë dhe koalicionit me Isa Mustafën. Ka përmendur faktin se koalicioni i udhëhequr prej Isa Mustafës s’i ka votat për shënimin e vijës kufitare me malazezët. Ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë se kishte gabuar me Asociacionin e Komunave Serbe por se ishte përmirësuar nga Gjykata Kushtetuese. Veseli për herë të parë ia ka përmendur LDK-së, idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës. Ai ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës. Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dështimi i dytë, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet. Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar Veseli.