Në një komunikatë për medie Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka mbajtur takimin e këshillit drejtues, ku është diskutuar për ligjin e mësimdhënësve të vitit 1990/98 dhe çështjen e shkrirjes së shtesës stimulative në pagën bazë për Administratën e UP-së, ku është paralajmëruar se nëse dialogu nuk jep rezultate deri më 9 nëntor do të shkohet në grevë. Ata thanë që do të vazhdohet me përpjekjet që këto dy çështje të zgjidhen përmes dialogut më institucionet përgjegjëse.” Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami përkitazi me kërkesën e SBASHK-ut që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen. Nga shkresa shihet se ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit është obligim i pushtetit lokal, thuhet në një komunikatë për media.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …