Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë, në Bruksel. Ata kërkojnë që në kuadër të këtij delegacioni të jenë dy anëtarë nga shoqatat e familjarëve të të pagjeturve. Familjarët e të pagjeturve kanë kërkuar që të marrin pjesë si anëtarë të delegacionit gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel. Ata thonë se kanë humbur besimin tek përfaqësuesit e shtetit për të sjellë trupat e të afërmeve të tyre nga Serbia. Sipas tyre institucionet e shtetit dështuan për 17 vite që të bëjnë presion për të zbardhur fatin e të pagjeturve, shkruan “Zëri”. Për këtë arsye, familjarët e shohin pjesëmarrjen e dy prindërve në delegacion si një shpresë që të adresohet siç duhet rasti i të pagjeturve në Bruksel. Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se është koha e fundit që fati i të pagjeturve të bisedohet, në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …