Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç nuk e sheh të arsyeshme që të ndërtohen pengesa fizike në kufirin kroat, për të ndalur valën e re të mundshme të emigrantëve nga Siria dhe Iraku. Ai tha se ka shumë mënyra për të mbrojtur kufijtë dhe së Kroacia ka kontroll të plotë, ndërsa Ministria e Brendshme dhe policia kanë ngritur nivelin e tyre të gatishmërisë në të gjitha pjesët e kufirit, e në veçanti në pjesët e gjelbëruara, ku ka pasur lëvizje më të madhe të emigrantëve, raporton TV N1. Deklarata e kryeministrit kroat kumtohet pasi Sllovenia ka filluar që të ndërtojë një gardh metalik për gjatë vijës kufitare me Kroacinë. Por kryeministri kroat, zotohet se Kroacia është e përkushtuar që të mbrojë jo vetëm kufijtë e shtetit të tij, por edhe ata të Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …