Gjykata

Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë ka shpallë aktgjykimin në rastin “Drenica II”

Avokati, Tomë Gashi ka njoftuar se Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë sot ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar. I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit iu hoq një vit burg nga 8 sa është dënuar. Avokati  Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçin me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demakun 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim. Apeli po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajt të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet. Lidhur me këto dënime avokati, Tomë Gashi konsideron se Aktgjykimi është skandaloz, është masakër i drejtësisë, është nxjerrë aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë variant me vendim juridik. Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojmë me ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …