Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg, me ç’ rast ka takuar menaxhmentin e këtij kombinati. Ai tha me këtë rast se Trepça tashmë ka marrë rrugën e vet dhe e ardhmja e saj është pa kthim. Drejtori i Trepçës Ahmet Tmava, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të Ligjit për Trepçën, ata do të marrin të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, duke premtuar se edhe pritjet e shumta të qytetarëve do të bëhen realitet. Kryeministri Mustafa, e ka vizituar edhe komunën e Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri.Mustafa tha se Mitrovica është qytet specifik dhe ka shumë çështje të cilat meritojnë vëmendjen e qeverisë. Ai ka lavdëruar punën e deritashme që është bërë në këtë komunë, për të cilën tha se ka ndikuar në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve të të dyja pjesëve të këtij qyteti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …