Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: UÇK-ja në front fitoi luftën kundër Serbisë por ende nuk e ka fituar kundër tradhtarëve e spiunëve

…Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzërë  pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit. Ajo pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetëdijësojë, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht. Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë, duke ndjekur me zell instruktimet  e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara evropiane pro serbe, depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shndërrimit të vendit tonë, sikur  në një teatër antik ku luhen tragjedi të mëdha…

Luftën e lavdishme të UÇK-së e lindën rrethanat e robërisë së padurueshme. Bartësit e kësaj lufte bënë heroizma të pashoq, që edhe armiqtë tanë ua kanë lakmi. Ato heroizma e sollën këtu edhe NATO-n si forcë ushtarake dhe bashkësinë ndërkombëtare me ndërgjegje të kthjelluar. Por Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, përditë rekrutojnë misionarë special për prishjen e imazhit të lirisë së Kosovës, përditë injektojnë gjilpëra të helmuara në trupin e martirizuar të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzërë  pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit.

UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetëdijësojë, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht.

Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë, duke ndjekur me zell instruktimet  e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara evropiane pro serbe depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shndërrimit të vendit tonë, sikur  në një teatër antik ku luhen tragjedi të mëdha.

Kosova po i përjeton vitet më të rënda të kësaj gjysmë lirie dhe kemi frikë se vendi është duke shkuar drejtë një gjendjeje lufte duke pasur para sysh situatën aktuale në të cilën një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare bashkë me puthadorët e tyre “shqiptarë” në pushtet e kanë katandisur këtë vend,(kujtoni mijëra hektarë tokë të Kosovës që Beogradi me miratimin e UNMIK-ut i dhuroi Maqedonisë, mijëra hektarë tokë që Prishtina nën presionin e EULEX-it po detyrohet t’ia lëshoj Malit të Zi , po nesër çka do të ndodh me kufirin me Serbinë, qytete të ndara, institucione paralele, papunësinë më të madhe në Evropë, ekonominë në kolaps të plotë, situatën politike në enklava, rezolutat, kornizat, lojërat politike më të zhdukurit shqiptarë gjatë kohës së luftës, Forcat e Armatosura të Kosovës, burgjet e mbushura me ÇLIRIMTARË, etj ).

Thonë faji është jetim – jo, fajtorë jemi ne, dje luftëtarë e sot veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të burgosur politikë dhe ata që gjithë jetën e tyre e vunë në shërbim të Atdheut e që i thonë vetit patriotë dhe thirren në bashkim kombëtar, Shqipëri të Bashkuar, Shqipëri Etnike e shpëtimtarë të kombit. Ne ende nuk jemi bindur se politika evropiane që përfaqësohet përmes EULEX-it, ambasadave, përfaqësive, zyrave dhe “emisarëve të fshehtë” ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …