Eulex

Vetëvendosja: EULEX-i i ka caktuar vetes njollosjen dhe kriminalizimit të luftës së lavdishme të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër dënimit të ish eprorëve e luftëtarëve të UÇK-së. në Reagim thuhet: Derisa sot e 16 vite mbesin të pa dënuara krimet sistematike të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe derisa krimi organizuar e korrupsioni në vendin tonë po zhvillohen të papenguara nga sistemi i drejtësisë, EULEX-i i ka caktuar vetes misionin e njollosjes dhe kriminalizimit të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim skandaloz është pjesë e fushatës denigruese ndaj UÇK-së, dhe kjo ka  për qëllim përfundimtar përgatitjen e kushteve për krijimin e Gjykatës Speciale”. Këtë e bën pikërisht  EULEX-i, i cili nuk e njeh as luftën çlirimtare dhe as pavarësinë e Kosovës dhe, njëkohësisht, nuk i jep llogari as institucioneve të shtetit e as qytetarëve të Republikës sonë thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …