Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Në një postim lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Apelit, deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Demaku shkruan se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, me saktësisht të misionit EULEX për të na dënuar, gjoja për krime lufte, në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt të vetëm, kundër gjitha normave juridike të drejtësisë dhe të motivuar ne forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara, të cilat nuk mund ta ndryshonin votën e lirë të qytetareve për ne, kam dhënë dorëheqja nga pozita e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Dua të falënderoj të gjithë ata që me votuan për dy mandate si deputet ne Parlamentin e Kosovës dhe të gjithë ata që na përkrahen ne të drejtën tonë të padiskutueshme . Lufta e UÇK-së është vlera jonë me e madhe kombëtare, e cila edhe ka rezultuar edhe me bërjen e shtetit tonë. Jam krenarë që isha pjesë e saj me gjithë familjen time. Te sakrifikosh per atdhe kur është i robëruar është detyrë e çdo qytetari të ndershëm edhe pse është mision tejet i vështirë.  Askush nuk do arrijë të kontestojë vlerat dhe idealet e UÇK-së përmes inskenimeve të tilla dhe shfrytezimit të gjykatave misionare pa asnjë llogaridhënje e që abuzojnë me drejtësinë. Besimi i qytetareve ndaj nesh është me i fortë se çdo inskenim i çfaredo lloji qofte.  Koha do të jetë deshmitar i pathyeshëm i veprimeve të çdonjërit prej nesh. Pavarësisht të gjithave e vërteta dhe e drejta do të ngadhënjejë, ka shkruar  deputeti, Fadil Demaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …