Nehat Thaçi

Tre pjesëtarë të familjes Millovanoviq kanë mohuar që Nehat Thaçi t’ i ketë përzënë nga shtëpitë e tyre

Avokati i Nehat Thaçit, Sead Spahiq, ka deklaruar se tre pjesëtarë të familjes Millovanoviq gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd kanë thënë se nga shtëpia e tyre në Kosovë nuk i kishte përzënë Nehat Thaçi. Thaçi, drejtor i Policisë Rajonale të Kosovës në Mitrovicë, ndodhet në paraburgim në Burgun e Qarkut në Beograd, ndërsa Prokuroria për Krim të Organizuar po zhvillon hetime ndaj tij për vepër penale terrorizëm, përkatësisht se ai me disa persona të tjerë më 1999 kishte kërcënuar familjen Millolovanoviq, e cila për pasojë kishte braktisur shtëpinë e vet në Lipjan më 1999. Sipas fjalëve të mbrojtësit të tij, viktimat e asaj ngjarjeje të cilën e përshkruan prokuroria gjatë dëshmimit nuk kanë pasur kurrfarë mëdyshjeje, por drejtpërdrejt kanë thënë se “Nuk është ai”. “Ky është një fakt i drejtpërdrejtë se Nehat Thaçi nuk e ka kryer veprën që i ngarkohet dhe ne menjëherë pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve kemi kërkuar të lirohet nga paraburgimi”, citohet të ketë thënë avokati Spahiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …