Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në raportimin e saj para komisionit parlamentar për legjislacion, është përballur me pyetjet e deputetëve lidhur me sistemin e drejtësisë dhe gjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Minstrja Hoxha ka thënë se ministria e Drejtësisë ka vazhduar ta luftojë korrupsionin, derisa ka shtuar se sivjet kontrabanda është në nivelin më të ulët, krahasuar me vitet e kaluara, por deputetët e opozitës, Albulena Haxhiu dhe Pal Lekaj, e kanë pyetur për sistemin e dobët të drejtësisë dhe gjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me të cilat po njolloset lufta e tyre. Shqetësim për mua kanë qenë problemet që Kosova ka me procesin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po përkeqësohet dhe po shndërrohet si lavatriçe për ata që kanë përfituar në kurriz të qytetarëve, siç është rasti i Nuhi Ukës që u shpall i pafajshëm nga gjykata në Prizren, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …