Në Deçan u mbajt tryeza ,,Mbrojtja e Viktimave të Dhunës në Familje”

Në kuadër të projektit ,,Mbrojtja e Viktimave të Dhunës në Familje”, në Komunën e Deçanit, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i mbështetur nga Fondi i Grupit të Grave të Kosovës pranë RrGGK-ës, sot u mbajt tryeza e fundit e këtij projekti dhe nga të gjitha aktivitet e zhvilluara gjatë këtij projekti organizata doli me rekomandimet se si munde të parandalojmë dhunën në familje dhe si të kemi një mirëqenie të familjes dhe të shoqëris. Në këtë tryezë ishin pjesëmarrës përfaqësues nga ana Gjykatës Themelore Pejë Dega në Deçan, përfaqësues nga Komuna e Deçanit, nga Zyra e Avokatit të Popullit, Mbrojtësja e Viktimave, nga Zyra për Ndihme Juridike Falas, Policia e Kosovës, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Qendra për Punë Sociale në Deçan, Asamblistë nga Kuvendi Komunal i Deçanit, përfaqësues nga Shoqëria Civile, gra aktiviste në Komunën e Deçanit, KFOR dhe të rinj e të reja vullnetarë nga organizata.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm në parandalimin e dhunës në familje dhe për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për parandalimin e dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …