Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Nitaj: Ja arsyet e dështimit të nënshkrimit të deklaratës së liderëve të pozitës e opozitës për demarkacionin

Muharrem Nitaj, anëtari i Kryesisë së AAK-së, duke folur lidhur me arsyet e dështimit të nënshkrimit të një deklarate të përbashkët të liderëve të pozitës dhe të opozitës për demarkacionin ka thënë se Është për keqardhje se si një deklaratë e dakorduar, pothuaj deri në detaje, ishte sabotuar dhe  nuk ishte nënshkruar në çastin e fundit. Megjithëse partitë opozitare kishin bërë të pamundurën në harmonizimin e një deklarate të përbashkët, duke u treguar bashkëpunuese e duke pranuar një dokument që nuk paragjykon rezultatin e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, pozita ka lavdëruar’, marrëveshjen e vet me të cilën e ka futur vendin në telashe. Krejt çka është kërkuar nga AAK-ja dhe kryetari i saj Haradinaj, ka qene që fjalës shqyrtim t’i shtoheshin dy germa (ri), kjo në frymën e përmbajtjes së dokumentit, sepse e gjithë fryma e tekstit të deklaratës, ka qenë rishikimi i një procesi, pa e paragjykuar rezultatin”, ka thënë Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …