Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka filluar vizitën e tij zyrtare në Turqi me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare, në Ankara. Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si më e madhja në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës shprehën gatishmërinë për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Bushati pritet të takohet me përfaqësues të lartë të politikës turke.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …