Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq. Ai në një intervistë për seksionin në gjuhën serbe të Radios Evropa e Lirë, e bën të qartë se Lista Serbe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb. Vendimin për bojkotimin e punës së institucioneve qendrore, ky subjekt politik që përfaqësohet me 11 deputetë në Kuvend, e mori nga momenti kur ligjvënësit votuan Ligjin për Trepçën dhe më pas atë për Investimet Strategjike. Stojanoviq thotë se këto dy ligje nuk janë në interesin e serbëve, andaj edhe është marrë vendimi për braktisjen e institucioneve qendrore. Stojanoviq ka shtuar se deputetët serbë nuk do të votojnë për krijimin Ushtrinë e Kosovës. Ky bojkot i përgjithshëm sigurisht ka për qëllim emigrimin e Listës në vendin e lindje, në Beograd, praj nga ishte katapultuar në Kosovë me pranim të kreut institucional të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …