Dialoguesja tejet e zellshme e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri të cilën na e kanë përzgjedhur miqtë tanë ndërkombëtarë, edhe pse ajo nuk ka bazë deleguese, ka propozuar që sipas saj Faza e tretë e Dialogut të Brukselit, të merret në formë të ekipit sikur ishte “Ekipi i Unitetit”, në kohën e bisedimeve në Vjenë. Lëvizja Vetëvendosje saktëson se në vazhdimësi, procesi negociator i Kosovës me Serbinë ka prodhuar vetëm koncesione të dëmshme për vendin tone. Kjo sepse fillimisht ky dialog zhvillohet pa kushte, ka qenë dhe është i pabarabartë e i padrejtë. Kështu ishin edhe negociatat e Vjenës, që do t’i rikthejë zonja Tahiri, e kështu ishin edhe negociatat e udhëhequra nga Hashim Thaçi e nga vetë zonja Tahiri. Me siguri zonja Tahiri përgjegjësinë për dështimin dhe për koncesionet e dëmshme në kurriz të Kosovës do që tash ta ndajë me ndonjë ekip apo grup të unitetit gjithëpartiak a mbipartiak, por sipas nesh rruga e vetme është ndërprerja e negociatave”, ka thënë Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …