leoni

Rrustem Berisha

Rr. Berisha: Derisa ishin në front për çlirimin e Kosovës nuk e kemi menduar se një ditë do të na sulmojnë “tanët”

Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur habi me sulmet që po i bëhen UÇK-së. Të gjithë ata qe ishin në vijën e frontit, asnjëherë nuk e kanë paramenduar se do të vijë dita që do të ballafaqohen më këso sulmesh. Krejt këto sulme janë të  ndërlidhura me Gjykatën Speciale. Ai thotë se  “nuk i frikësohem Gjykatës  për faktin se neve na u kanë vra shokët më të mirë në luftë. Ne çdo ditë qe jetojmë e kem dhuratë prej zotit dhe çka do qe ndodhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi”. Ai  ka folur edhe për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit  ku do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar. Komandanti Rrustem Berisha ka shprehur keqardhje për dënimin e ish udhëheqësve të UCK-së në Zonën e Drenicës, duke nënvizuar se  nganjëherë edhe drejtësia më e madhe është padrejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …