leoni

Dhurata Hoxha: Mirënjohje e thellë për punën shtatëvjeçare të Gjykatës Kushtetuese

Dhurata Hoxha: Mirënjohje e thellë për punën shtatëvjeçare të Gjykatës Kushtetuese

Në solemnitetin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese, për nder të 7-vjetorit të themelimit, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit, Presidenti Thaçi, Kryekuvendari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mbajti fjalë rasti. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, fjalimin solemn e hapi me thënien e Benjamin Franklinit, i cili ka deklaruar se “Kushtetuta u jep njerëzve të drejtën që të ndjekin mirëqenien e tyre, por individët duhet t’i kërkojnë vetë këto të drejta”. Qytetarët duhet të kenë besim në kushtetutën e tyre, gjegjësisht në interpretuesin e vetëm të saj, Gjykatën Kushtetuese, theksoi Ministrja Hoxha dhe theksoi se gjatë punës së saj shtatëvjeçare, Kushtutuesja mori shumë vendime të rëndësishme për vendin.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është baza e shtetit tonë, është baza e vlerave tona dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut. Përmes Kushtetutës, zbatimit dhe mbrojtjes së saj nga Gjykata Kushtetuese, të gjithë jemi të barabartë!”, theksoi ministrja Hoxha. Ministrja Hoxha theksoi se rëndësia e Gjykatës Kushtetuese është e jashtëzakonshme, duke qenë kështjella më e mirë mbrojtëse, gardiani më i sigurt dhe interpretuesi i Kushtetutës dhe normave të saj.  Ministrja Hoxha përgëzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke i shprehur mirënjohje të thellë dhe suksese në mbrojtjen e aktit më të lartë juridik të vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …