leoni

Kosova e 60-ta në biznes sipas Bankës Botërore

Raporti i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2017” i publikuar mbrëmë, konfirmon progresin e arritur nga Kosova në përmirësimin e mjedisit afarist, duke ngritur rangimin e saj botëror në vendin e 60-të nga vendi i 64-të sa ishte e ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm, u tha në konferencën për medie në të cilën u shpalosen hollësitë e raportit të Bankës Botërore nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Kryeministri i Kosovës vlerësoi lart raportin e Bankës Botërore për Kosovën. Ai tha se objektiv kryesor i Qeverisë është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Në shpalosjen e raportit “Të bërit biznes 2017” ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se Qeveria ka marrë shumë seriozisht përmirësimin e ambientit të biznesit. Sipas saj janë disa indikatorë që ka pasur përmirësim, si fillimi i biznesit, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, etj. Në lidhje me stagnimet në disa fusha, Bajrami tha se me qëllim që të ketë përmirësim në disa fusha është ngritur Task Forca ku janë të involvuara disa ministri. Ndërsa për çështjen e energjisë elektrike Bajrami beson se zgjidhja do të bëhet me kompaninë “Countur Global” për ndërtimin e Kosovës së Re. Ministrja Bajrami po ashtu tha se këtë vit ka rënie të investimeve sipas së cilës në periudhën janar – korrik janë shënuar 122 milionë euro investime. Për këtë Bajrami ia lë fajin krizës politike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …