leoni

Zyrtarët e shoqatës amerikane të kënaqur me ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc

Përfaqësuesit e organizatës amerikane, e cila ka investuar në ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc të komunës së Malishevës, gjatë tërë ditës së djeshme kanë qëndruar në Malishevë, për tu njoftuar në detaje për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat. Delegacioni është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka njoftuar me të gjithë procedurat, deri në  përfundim të projektit, ndërsa zyrtarët e kësaj shoqate, janë ndarë të kënaqur me realizimin e projektit.

Në ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc, krahas komunës së Malishevës, kanë ndihmuar me një shumë prej rreth njëqindmijë euro, edhe shoqata e kishës “Jezu Krisht” në SHBA.

Fillimisht kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, i ka njoftuar ata për tërë procesin, si dhe i ka falënderuar për këtë investim, që ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së banorëve të Drenocit. “Ju falënderoj juve si organizatë, si dhe popullin amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për Malishevën”, ju ka thënë Begaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kësaj organizate, thanë se “është kënaqësi që ti ndihmojmë njerëzit dhe jemi shumë të lumtur që ju keni përparuar dhe ky është qëllim i yni, që ti ndihmojmë njerëzit”.

Më pas, kryetari Begaj, i ka shoqëruar përfaqësuesit e kësaj organizate gjatë vizitës në Drenoc, si dhe në disa vende tjera të Malishevës.

Përfaqësuesit e kësaj organizate, janë ndarë të kënaqur me realizimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …