Në Suharekë u mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë në komunën e Suharekës, të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar, u fol për punët dhe angazhimet e Komunës gjatë javës që shkoi. Në këtë takim u tha se është bërë prezantimi i Strategjisë Komunale për Komunikim dhe Informim e cila do të përpunohet dhe do të korrigjohet edhe pak dhe më pas do të miratohet në Kuvendin Komunal të Suharekës. Për nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e kryetarit Salih Asllanaj dhe përfaqësuesit të OJQ-së “Zëri i RAE” për mbështetje të projektit rreth avancimit të komunitetit Romë, Ashkalijnë dhe Egjiptas, pastaj u fol edhe për takimin e KPF-së që u mbajt javën e kaluar si dhe për realizimin e disa projekteve që janë duke u punuar si: renovimi i stadiumit të qytetit, ndërtimi dhe rregullimi i disa rrugëve lokale në qytet dhe fshatra tjerë si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me familjet e të zhdukurve, ku u tha se nga komuna e Suharekës janë të pagjetur edhe 113 trupa. Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi duke e vlerësuar situatën e qetë dhe stabile, ka shtuar se gjatë javës kanë ndodhur 6 aksidente në trafik, 4 vjedhje të lehta, 1 dëmtim prone dhe një mashtrim. Ai ka shtuar edhe se ditët e fundit janë shtuar patrullimet e policisë, sidomos përreth objekteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …