Zyra e BE-së, në Prishtinë, ka kërkuar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës që debati i sotëm të jetë në përputhje të plotë me ndarjen e pushteteve, gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, si themel i demokracisë. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, përfshirë deputetët, duhet të përmbahen nga vënia në pikëpyetje e vendimeve gjyqësore, meqenëse zbatimi i parimeve të ligjit kërkon respektim të pakushtëzuar të vendimeve gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve”, ka thënë Zyra e BE-së. Për debatin në Kuvend, ka reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke kërkuar nga partitë politike që të përmbahen nga deklarata lidhur me vendime gjyqësore, thuhet në reagim të KGJ-së, por nuk është dhënë asnjë shpjegim përse shpallen fajtorë dhe dënohen luftëtarët e UÇK-së, në mungesë të fakteve relevante. Po ashtu Zyra e BE-së dhe trupi vasal, që quhet Këshill Gjyqësor i Kosovës, nuk duan të pranojnë faktin se këto gjykime janë krejtësisht të montuara dhe me prapavijë politike, meqë vetë janë pjesë e këtyre veprimeve antishqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …