Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke shfaqur hipokrizi në lidhje me dënimet e luftëtarëve të UÇK-së për krime lufte. Ajo konsideron se është pikërisht kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po ua hapë derën akuzave për UÇK-në, duke u përkulur para pllakës përkujtimore të serbëve, për të cilët tha se është kryer gjenocid. “Shumë nga këta deputetë të cilët sot shtiren se janë të shqetësuar me atë se çka po ju ndodh ushtarëve të UCK-së janë të njëjtit që kanë votuar , prej kohës janë distancuar nga UÇK-ja ashtu sikurse Hashimi sa herë përmendej Gjykata Speciale”, tha Kadaj Bujupi. Ajo tha se sot deputetët e Kosovës sot po shtiren, derisa ka shtuar se asnjëherë Kosova nuk ka ngritë padi për të dëbuarit në luftën e Kosovës. Ajo ka ngriti pyetjet se sa individë serbë janë arrestuar për krime, masakra e përdhunime gjatë luftës së Kosovës. “Ndërkohë që në Prishtinë po dënohet UÇK-ja, në Serbi arrestohet një shqiptar”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …