Kryetari i Grupit Parlamentar te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se gjatë seancës së Kuvendit, deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca është thirrur të mbrohen vlerat e UÇK-së ku janë dënuar djemtë që e kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës e jo të debatojnë deputetët për problemet e tyre me njëri tjetrin. Ai ka shtuar më tutje se ky legjislacion ka degraduar sepse po flitet gjithçka ndërsa Qeveria ka ngecur në të gjitha sektorët e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë më tutje se kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti. Ky buxhet ka me qenë elektoral. Këta nuk prishen për të mirën e Kosovës dhe se në pranverën e hershme vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
