Në Prishtinë u mbajt konferenca “FSK dhe partnerët”. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se FSK-ja po vazhdon të përmbush detyrat dhe misionin e saj sipas mandatit që ua përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të shtetit tonë. Ai shtoi më tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës objektiv primar ka intensifikimin e bashkëpunimit me partnerët e saj. Ndërkohë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se bashkëpunimi me partnerët, është tejet i rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga ana tjetër zëvendës komandanti i KFOR-it, Christian Riener tha se KFOR-i ka ndërtuar raporte të fuqishme me FSK-në dhe se do të vazhdojë të përkrah atë dhe në të ardhmen. Në konferencë “ FSK dhe partnerët”, e cila u organizua nga Ministria e Forcës së Sigurisë, pjesëmarrës ishin dhe një numër i madh i atasheve të vendeve mike, përfaqësuese të vendeve partnere, ekipet këshilluese dhe ndërlidhëse të NATO-s, përfaqësues të KFOR-it si dhe organizata joqeveritare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …