Padia kundër Fatmir Limaj, është edhe pasojë e përçarjeve politike të krahut të luftës dhe akuzave të ndërsjella që i bëjnë strukturat e UÇK-së, njeri tjetrit tash e një kohe të gjatë, kështu ka deklaruar veterani i luftës së UÇK-së, në Zonën e Dukagjinit, Pren Marashi, Komandant i Batalionit të Katërt i Brigadës 138, “Agim Ramadani”. Në një deklarim për Radion Kosova e Lirë, ai ka shtuar se “ Dështimi i institucioneve që UÇK-në, ta përfshijnë në preambulën kushtetuese dhe lejimi i organeve gjyqësore ndërkombëtare që ta nënçmojnë deri në përbuzje UÇK-në, bënë që Fatmir Limaj dhe të tjerët të mos jen të sigurtë sa i përket luftës e cila është krenaria e mbarë popullit shqiptar. Duke akuzuar dhe kundërshtuar njeri tjetrin politikisht po de faktorizojnë luftën dhe po i japin mundësi që dëshmitarët e rrejshëm të jenë pjesë e përpilimit të aktakuzave ndaj çdo vlere kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …